×
Secondary Adv

Hapet linja me e gjate ajrore ne bote

Share on Google+

Singapore Airlines hap linjën më të gjatë ajrore në botë me rreth 19 orë fluturim pa ndalesa midis Singaporit dhe Nju Jorkut.  

 

Shpenzimi i afro 19 orëve në ajër është një kohë e gjatë fluturimi, por për fat të mirë pasagjerët në fluturimin më të gjatë në botë nuk do ta ndjejnë dhe aq shumë lodhjen duke qënë se nuk do të ketë klas ekonomik, pra nuk do të ketë pasagjerë që qëndrojnë të ulur shumë ngushtë pranë njëri tjetrit. Singapor Airlines ka vendosur të nisë fluturimet pa ndalesa midis Singaporit dhe Nju Jorkut të enjten dhe linja ajrore ka eleminuar klasin ekonomik për ta bërë fluturimin sa më të rehatshëm dhe me një hapësirë më të bollshme për pasagjerin. 

 

Pasagjerët do të fluturojnë në avionin e ri ajror të Airbus A350-900 ULR (ultra-long range), ku ata do të eklipsojnë orarin e përafërsisht 17 orë e gjysmë të fluturimit mes Auckland dhe Doha me Qatar Airways. Ata do të mbulojnë një distancë prej 9,000 milje detare ose rreth 16,700 km. Kabinën e ULR A350-900 është e ndarë në dy klase, të përbërë nga 67 vende të biznes klas me krevatë të sheshtë dhe 94 ndenjëse të klasit premium economy. Ashtu si në linjën ajrore Qantas, Singapor Airlines e ka vënë gjithashtu theksin në mirëqënie dhe sigurimin e një fluturimi sa më komod dhe me një shërbim sa më cilësor me ushqim të kujdesshëm dhe strategjitë e ofrimit të kushteve të fjetjes që kanë për qëllim ta bëjnë fluturimin më të rehatshëm. 

 

Ushqimet në fluturim, të cilat janë në partneritet me kompaninë turistike spa Canyon Ranch, synojnë të promovojnë "ushqimin dhe hidratimin"e nevojshëm, me pretendimin se menuja është formuluar nga rekomandimet dhe strategjitë e bazuara në shkencë për të ofruar një udhëtim edhe më të rehatshëm për klientët e linjës ajrore. Por në qoftë se nuk jeni dakord me menunë e parapërgatitur nga linja ajrore, atëherë çdokush mund të porosisë gjithçka që dëshiron përmes sistemit "Book The Cook" të linjës ajrore. 

Ka edhe akses në internet, ku bëhet me dije se një biletë për klasën e biznesit ofron falas 30MB pa pagesë, por mund të blini deri në 200MB shtesë për 28 dollarë. Linja ajrore ka shtuar gjithashtu 200 orë shtesë të filmave dhe TV në krye të 1000 orëve në dispozicion. Sipas CNN, dizajni A350 "e bën kabinën e avionit të ndihet më shumë si një dhomë, në vend të një tuneli të gjatë. Aeroplani ka tavane të lartë, ndriçim të sofistikuar LED, muret anësore pothuajse vertikale dhe një nivel të ulët të zhurmës". 

Lartësia maksimale e simuluar në kabinë është 6,000 këmbë për të përmirësuar eksperiencën."Ju nuk mund ta saktësoni qartë se pse është aq e rehatshme dhe aq e këndshme për të fluturuar në këtë aeroplan, por gjithçka është bërë me qëllim", thotë Florent Petteni, drejtori i marketingut për të Airbus teksa fliste për A350.


Më të lexuarat